Boks

Bellew: Në 2018-ën do të mbyll karrierën e dy kampionëve të botës

Plani im për vitin 2018 është të mbyll karrierën e dy kampionëve të botës, fillimisht atë të David Haye dhe më pas atë të Tyson Fury”, ka qenë komenti i dhënë sot nga boksieri britanik Tony Bellew, që më 5 maj të vitit të ardhshëm do të zhvillojë revanshin me Haye. Kjo përballje mes dy boksierëve britanikë duhej të zhvillohej më 17 dhjetor, por ish-kampioni i botës Haye u dëmtua një muaj më parë në krahun e majtë, duke e bërë të pamundur revanshin. Por dje u vendos që kjo sfidë e dytë të zhvillohet më 5 maj të vitit të ardhshëm.

Boksieret britanike David Haye dhe Tyson Fury

Unë do ta mbyll karrierën e këtyre dy boksierëve deri në fund të vitit tjetër. po planifikoj një vit të madh. Unë nuk e di se për sa kohë do të dueloj në ring, por unë e di që mund t’i mposht këta dy kllounë dhe t’i largoj një herë e mirë nga ky sport, për të mirën e boksit”, u shpreh më tej Bellew. “Unë besoj se jam një boksier shumë herë më i mirë se Fury. Unë shqetësohem nëse ai do të arrijë të kapë formën dhe peshën e duhur për t’u rikthyer. Unë e di që mund ta mposht Fury edhe pse është i pamposhtur”, deklaroi sot nga Londrta boksieri Tony Bellew.

Më shumë nga Boks