Seria A

Bëmë baba të të ngjaj, një tjetër “djalë arti” zbarkon në Europë…

Një tjetër “djalë arti” zbarkon në futbollin europian. Pas Simeone, Weah, Chiesa, Kluivert etj, një tjetër futbollist i madh i së kaluarës do ta ketë pasardhësin e tij në elitën e futbollit.

Këtë herë bëhet fjalë për Mauro Burruchaga, djali i sulmuesit të famshëm argjentinas Burruchaga, i cili u shpall kampion i Botës në vitin 1986, në krah të Maradonës.

Burruchaga Jr. do të kalojë nga River Plate te Chievo Verona. Djaloshi i lindur në vitin 1998 luan si mesfushor dhe flitet se ka një të ardhme premtuese.

Më shumë nga Seria A