Seria A

“Bendetto dhe Alario vlejnë 5 herë më shumë se Icardi”

Diego Armando Maradona nuk heq dorë dhe këtë herë ka përdorur Instagram-in për të sulmuar kapitenin e Inter, Mauro Icardi. Ish-legjenda e Argjentinës dhe Napoli-t ka publikuar një video ku ka shprehur opinione të ndryshme dhe nuk ka munguar thumbimi i radhës ndaj Mauritos. “Më pëlqen shumë Benedetto, sulmuesi i Boca. Dhe më pëlqen Alario, ata vlejnë 5 herë më shumë se Icardi”.

Nuk është hera e parë që Maradona përdor fjalë ashpra kundrejt qendërsulmuesit zikaltër, madje, pak javë më parë, ka pasur polemika në distancë mes Ëanda Nara dhe ish-numrit dhjetë: “Do të ishte mirë sikur Maradona të shikonte punët e tij dhe të mos merrej me të tjerët”, kanë qenë fjalët e bashkëshortes menaxhere të Icardi-t në periudhën kur diskutohej për grumbullimin e munguar të Mauros tek Argjentina.

Icardi bën një vesh shurdh dhe vazhdon përpara në rrugën e tij. Bendetto dhe Alario mund të jenë edhe pesë herë më të fortë se ai, siç thotë Maradona, por vazhdojnë të luajnë në kampionate të një niveli më të ulët në krahasim me atë të Serie A, ndërsa numri 9 i zikaltërve ka realizuar pesë gola në tri ndeshje të kampionatit të luajtura deri tani në këtë sezon, duke hedhur kandidaturën për t’u bërë një nga golashënuesit më të mirë.

Më shumë nga Seria A