Futboll

Benevento shfaq interes për Manajn

Benevento shfaq interes për Manajn

E ardhmja e sulmuesit shqiptar Rey Manaj mbetet një rebus. 20-vjeçari posedon një talent të madh, por problemet që ka shfaqur me karakterin kanë bërë që të mos ketë vijimësi te klubet që është huazuar në sezonin e fundit (Pescara, Pisa). Aktalisht sulmuesi lushnjar është në pronësin e Inter-it, por zikaltërit po kërkojnë një ekip që i ofron mundësin shqiptarit të fitoj më tepër eksperiencë për të qenë gati për Serie A.

Sipas medieve italiane për 20-vjeçarin interes ka shfaqur ekipi i Benevento-s që në këtë sezon do të marr pjesë në sallonin e madh të futbollit italian.

Gjatë kësaj periudhe emri i tij është lakuar në disa klube, por zyrtarisht nuk ka patur asnjë ofertë. Sipas medieve italiane për 20-vjeçarin së fundi interes ka shfaqur ekipi i Benevento-s që në këtë sezon do të marr pjesë në sallonin e madh të futbollit italian. Klubi i sapongjitur në Serie A e kërkon ta huazoj Manaj-n, për një sezon – me sulmuesin që gëzon besimin e drejtuesve. Gjithashtu edhe Capri që militon në Serie B, ka shfaqur interes për sulmuesin e kombëtares shqiptare, por deri tani ofertat zyrtare kanë munguar.

Më shumë nga Futboll