Champions League

Benfica-PAOK, miqtë luajnë për historinë

Benfica është në kërkim të kualifikimit të nëntë radhazi në fazën me grupe të Champions League dhe mbrëmjen e së martës do të presë në shtëpi grekët e PAOK, një skuadër që nuk ka shkuar kurrë më larg se ky raund në historinë e saj. Vendasit do të paraqiten në këtë ndeshjes pas fitores 3-2 të marrë në shtëpi ndaj Guimaraes në takimin e hapës të kampionatit portugez.

Në raundin paraardhës, Benfica ka eliminuar Fenerbahce me rezultatin e përgjithshëm 2-1. PAOK, nga ana tjetër, ka eliminuar Spartakun e Moskës me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Këto dy skuadra janë ndeshur me njëra-tjetrën në dy raste të tjera: Benfica është kualifikuar në ndeshjen e Kupës UEFA të luajtur në sezonin 1999/00 me penallti pas dy përballjet janë mbyllur me rezultatin e përgjithshëm 3-3. Portugezët kanë fituar edhe në sezonin 2013/14 të Europa League, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 4-0.

Lojtarët kyç
Pizzi, lojtari më i mirë i sezonit 2016/17, ka realizuar tre gola në pjesën e parë të takimit hapës të luajtur nga Benfica në kampionat.
Për sa i takon PAOK, lojtari për t’u mbajtur nën vëzhgim është Alexsandar Prijovic, i cili ka shënuar në dy ndeshjet e luajtura kundër Basel dhe një penallti kundër Spartakut të Moskës në raundin e tretë.

Statistika
– Benfica ka patur një paraqitje të mirë në ndeshjet e kampionatit që ka luajtur në shtëpi, duke fituar 14 nga 17 takime (14 fitore, 1 barazim, 2 humbje).
– Benfica ka fituar 44% të 228 ndeshjeve të Champions League që ka luajtur që nga 1957-a.

– PAOK ka shënuar në 10 transfertat e fundit që ka luajtur në kampionatin grek.
– PAOK ka shënuar 23 gola (1.53 për ndeshje) dhe ka pësuar vetëm 9 (0.6 për ndeshje) në 15 transfertat e luajtura në sezonin e kaluar të kampionatit grek.

Më shumë nga Champions League