Futboll

Benzema krahason Leo Messi me dështimin e PSG

Në një intervistë për “Canal Football Club”, Karim Benzema ndër të tjera foli edhe për patriotin e tij Hatem Ben Arfa, që është një futbollist i PSG. Sulmuesi i Real Madrid lavdëroi aq shumë francezin Ben Arfa, sa që në një moment shpërthimi e krahasoi atë me futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messi. “Ai ka një talent në nivelet e Messi”, tha Benzema.

Rezultate imazhesh për messi ben arfa

Ben Arfa po kalon një periudhë të keqe në Paris, mes një marrëdhënie të nivelet më të ulëta me trajnerin e PSG, Emery. Për këtë arsye Benzema thekson se e ka të vështirë të shohë dhe të pranojë situatën në të cilën ndodhet bashkëkombasi i tij. “Ai tregoi në Nice se mund të bëjë diferencën me topin. Hatem ka nivelet e Messi por nuk ka zgjedhur në mënyrë të zgjuar”vijoi Benzema.

Më shumë nga Futboll