Futboll

Benzema krahason Mbappe me yllin e Barcelona-s

Karim Benzema ka krahasuar yllin e AS Monaco Kylian Mbappe me Neymar e Barcelona-s pas sezonit të tij fenomenal. Sulmuesi i Real Madrid shprehet për L’Equipe: “Ajo që ka bërë Mbappe në Ligue 1 dhe Champions League është e pabesueshme.

Karim Benzema ka krahasuar yllin e AS Monaco Kylian Mbappe me Neymar e Barcelona-s pas sezonit të tij fenomenal. Sulmuesi i Real Madrid shprehet për L’Equipe: “Ajo që ka bërë Mbappe në Ligue 1 dhe Champions League është e pabesueshme. Lojtari i fundit që dukej aq i çmuar në atë moshë ka qenë Neymar.” Mbappe u bë 18 vjeç në dhjetor, por ka shënuar 25 gola duke përgatitur 14 të tjerë në të gjitha kompeticionet. Falë ndihmës së tij Monaco ka fituar tashmë Ligue 1. Benzema shtoi se sfida e bashkëkombësit të tij është të mbajë këtë ritëm në vitet në vazhdim.

Image result for neymar

“Ai është një fenomen për moshën që ka por duhet të vazhdojë me këtë ritëm. Në fillim, superlativat vijnë shumë shpejt.” Si Mbappe, Neymar shpërtheu në moshë tepër të re, megjithëse braziliani nuk ishte në qendër të vëmendjes kur mbërriti te Barça për shkak të yjeve të tjerë, Mbappe ka qenë një lojtar kyç edhe në Champions League. Francezi ka shpejtësi dhe talent, dhe ka një të ardhme të madhe përpara tij. Por është akoma në ditët e para të karrierës së tij dhe akoma i duhet të zhvillohet më tej në mënyrë që të ketë sukses edhe në të ardhmen.

Më shumë nga Futboll