La Liga

Benzema pranë rinovimit me klauzolë 1 miliard €

Karim Benzema pritet të nënshkruajë një kontratë të re bombastike te Real Madrid me një klauzolë 1 miliard euro. Le Journal du Dimanche, gazetë franceze, e jep këtë lajm të bujshëm. Sipas tyre 29-vjeçari Benzema pritet të rinovojë kontratën e tij duke vulosur qëndrimin e tij në “Bernabeu” teksa klubi kërkon ta blindojë qendërsulmuesin.

Kontrata aktuale e francezit skadon më 2019, por ai pritet të rinovojë për dy vite të tjera.

Dhe nëse marrëveshja e re arrihet, ai do të luajë për më tepër se një dekadë te los Blancos. Ai u transferua në kryeqytetin spanjoll nga Lyon në vitin 2009 dhe ka shënuar 122 gola në 247 ndeshje të La Liga-s. Ai është përfolur për një transferim në Premier League pikërisht tek admiruesi i tij më i madh Arsene Wenger por Real nuk ka ndërmend të heqë dorë prej një prej lojtarëve të preferuar të presidentit Perez.

The French striker is a firm favourite at the Bernabeu

Më shumë nga La Liga