• “Benzema do të qëndrojë për shumë vite te Real Madrid”

    Publikuar: 20 Mar 10:46

    Real Madrid ka ndërmend të rinovojë kontratën e Karim Benzema përtej qershorit të vitit 2019, me paraqitje e fundit të lojtarit që kanë shtuar motivimin e trajnerit Zidane dhe presidentit Perez. Sulmuesi ishte i rëndësishëm në fitoren 2:1 ndaj Athetic Club, teksa ai gjithashtu shënoi ndaj Eibar dy javë më parë. “Ai do të qëndrojë te ne për shumë vite të tjera,” është një frazë që shpeshherë është dëgjuar në “Bernabeu” dhe rinovimi do të kënaqte të dyja palët.

    Image result for karim benzema

    Benzema ndihet mirë në kryeqytetin spanjoll dhe mendon se ai ka akoma mbështetjen e klubit, teksa momentalisht është golashënuesi i tetë më i mirë i Real Madrid me 177 gola, vetëm pesë më pak se Paco Gento. Francezi është një lojtar që merr lëvdatat e shumë prej shokëve të ekipit, ndërsa ka raste që kritikohet nga tifozët e ekipit për rastet e shumta që humb para portës. Gjithsesi marrëdhënia e tij me Los Blancos ka qenë gjithmonë e mirë dhe do të ishte një humbje e madhe nëse do të largohej.


    Lexo postimet e tjera