Kombëtarja

Djimsiti huazohet tek Avellino, ja dy skuadrat që refuzoi

Tani është zyrtare. Avellino ka marrë nga Atalanta, me formulën e huazimit, mbrojtësin Berat Djimsiti, shqiptari i natyralizuar zviceran, i lindur në vitin 1993. Skuadra italiane e Seria B fitoi, kësisoji, garën me Betis Siviglia dhe Fortuna Dusseldorf.

Tani është zyrtare. Avellino ka marrë nga Atalanta, me formulën e huazimit, mbrojtësin Berat Djimsiti, shqiptari i natyralizuar zviceran, i lindur në vitin 1993. Skuadra italiane e Seria B fitoi, kësisoji, garën me Betis Siviglia dhe Fortuna Dusseldorf. Djimsiti është i angazhuar prej së hënës me kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa më parë ka veshur fanellën e Cyrih: Me këtë klub zviceran ka luajtur nga rinia e tij (2007-2011) dhe më pas ka kaluar në ekipin e parë, ku është aktivizuar deri në vitin 2016. Në janar të këtij viti u transferua tek Atalanta.

14141987_1089064184503470_7448354851354951486_n

Djimsiti krenohet me përvojën që ka në kombëtaret U-18, U-19, U-20 dhe U-21 të Zvicrës. Por, vitin e kaluar, ai zgjodhi ta vazhdojë aventurën e tij ndërkombëtare me Shqipërinë, e cila drejtohet nga De Biazi. Ai do të jetë trashëgimtar i David Biraschi, që kaloi te Genoa. Pra, pas debutimit të suksesshëm me Brescia, Avellino përpiqet të përforcohet edhe më në limitin e merkatos së kësaj vere. I ri, por tashmë me një sasi të mjaftë përvoje, Berat Djimsiti mund të mburret me 110 ndeshje në 5 vjet, në Superligën e Zvicrës, si pjesë e Cyrih, i kalitur edhe me 5 gola.

Berati

Ai ka luajtur gjatë kësaj periudhe edhe 6 ndeshje me kombëtaren zvicerane U-21, si dhe 7 ndeshje me kombëtaren e parë shqiptare. Mbrojtësi i fuqishëm spikat për kujdesin dhe ndërhyrjet e pastra. Po ashtu, Djimsiti mund të japë një ndihmesë të madhe në fazën sulmuese, në goditjet standarde, sepse është efikas me kokë.

 

[interaction id=”57c4186960f05dde7e9d83a9″]

Më shumë nga Kombëtarja