Kampionatet në Europë

“Bëri një hap prapa”, Ronaldo kritikon Neymar për largimin nga Barcelona

Vendimi i Neymar për të ndërruar gjigantët e La Liga-s, Barcelonën, për PSG-në ishte një hap prapa, sipas legjendës së Brazilit, Ronaldo. “Vetullat u ngritën” kur Neymar e la Lionel Messin dhe Barçën në verën e kaluar për një marrëveshje rekord botëror, pasi PSG-ja aktivizoi pothuajse 222 milionë euro për blerjen e tij në gusht 2017. Neymar luajti për PSG-në, duke shënuar 20 gola në të gjitha garat, 11 prej tyre në Ligue 1, por në një intervistë me ish-ndërkombëtarin e Brazilit, Zico, nëpërmjet YouTube, ish-sulmuesi i Barcelonës, Ronaldo, tha:

“Sportivisht, vendimi është një hap prapa. Por, ka sfida që i kërkojnë të gjithë. Kam luajtur në Barcelonë në atë kohë dhe shkova tek Interi, kur kampionati italian ishte shumë më konkurrues”.
Neymar ishte në “shënjestër” të mërkurën, pasi PSG mundi Amiens 2-0 për të arritur gjysmëfinale të “Coupe de la Ligue”. PSG është përsëri në veprim kundër Nantes së Claudio Ranierit në Ligue 1, të dielën.

Më shumë nga Kampionatet në Europë