Futboll

Berlusconi kundër Gattuso: Milan po luan me një modul krejtësisht të gabuar…

Berlusconi kundër Gattuso: Milan po luan me një modul krejtësisht të gabuar…

Prej kohësh admirues i futbollist të bukur të finalizuar me rezultate pozitive, Silvio Berlusconi komenton me pak trishtim momentin që po kalon AC Milan, sepse ashtu si dihet nga të gjithë, ai dëshiron një skuadër me dy sulmues. “Unë e kam Milan gjithmonë në zemrën time, – thotë si gjatë një interviste për “Radio Capital”. – Kur e shoh që luan në këtë mënyrë me një modul krejtësisht të papërshtatshëm dhe të gabuar, vuaj shumë dhe më dhemb barku. Kjo i ndodh çdo tifozi të kësaj skuadre besoj!”

Ish-presidenti i Milan, që në kohët e fundit kishte kritikuar edhe zgjidhjet taktike të bëra nga trajneri Gennaro Gattuso, nuk mendon se do të rikthehet në krye të klubit kuqezi. “A jam penduar që kam shitur Milan? Nuk ishte më e mundur të vazhdoja si president i skuadrës time të zemrës, sepse në futboll u futën paràtë e naftës dhe për një familje të vetme është e mundur të mbajë një skuadër në Olimpin e futbollistin europian dhe botëror. Kësisoj zgjidhja ime ishte e detyrueshme dhe e pashmangshme.”

Më shumë nga Futboll