Futboll

Bes Kallaku: Mustafi kampion bote, unë kampion në…Shqipëri

Aktori shqiptar i njohur i humorit, Bes Kallaku, është duke kaluar pushimet në Angli, pikërisht në Londër. Aty është takuar edhe me futbollistin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi, i cili la Valencian për të provuar një eksperiencë të re, pas aventurave në Bundesligë, Seria A dhe La Liga. Kujtojmë që Mustafi u shpall kampion bote në vitin 2014 me Gjermaninë, teksa u grumbullua në momentet e fundit nga trajneri Loew. Tani ai është pjesë e grupit, ashtu siç ishte protagonist edhe në Europianin e fundit.

Ja çfarë shkuan aktori i humorit Bes Kallaku në profilin e vet në Facebook: “Shkodran Mustafi, një kolegu im. Nejse, emocion i paparë. 2 futbollistë profesionistë, njëri kampion bote me Gjermaninë dhe futbollist i Arsenalit, tjetri kampion me Mamurrasin, me Shënkollin dhe me Korabin e Peshkopisë.” Në fakt, edhe pse duket pak e habitshme, Besi është aktivizuar në Kategorinë e Parë dhe të Dytë në Shqipëri, ndonëse jo me kohë të plotë. Ai menaxhon edhe një kompleks sportiv “Loku”, ku stërviten grupmoshat.

Më shumë nga Futboll