Kategoria e Parë

Besëlidhja mposht Besën me dy gola të Kamara (Video)

Pas barazimit në javën e parë me Tërbunin në shtëpi, Besëlidhja në të dytën nuk ka gabuar, duke mposhtur 2-0 Besën e Kavajës. Ndeshja është luajtur përsëri në Lezhë dhe është transmetuar direkt nga “Telesport” si ndeshja e parë e javës së dytë Dinamo-Erzeni, ashtu siç do të bëjë edhe në shumë ndeshje të tjera të Kategorisë së Parë në futboll, në bashkëpunim me Radio Televizionin Shqiptar.

Lezhjanët kanë dominuar ndaj një ekip totalisht të ri të kavajasve, ku përveç Mihanit, që mund të thuhet pa frikë veteran i Besës, pjesa tjetër luajnë për herë të parë këtë sezon me fanellën verdhezi. Megjithatë, pavarësisht dominimit të vendasve, pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola. Me të nisur pjesa e dytë ishte Kamara që shënon golin e parë në minutën e 53-të dhe çliron të tijtë.

Besa është përpjekur të bëjë diçka, por ka qenë e pafuqishme në vijën e parë. Në fundin e ndeshjes kavajasit kanë bërë një gabim në mbrojtje dhe Kamara ka ndëshkuar sërish kavajasit, me një gol të bukur. Minuta e 90-të dhe 2-0 për Besëlidhjen. Nuk ka më ka kohë dhe lezhjanët marrin fitoren e parë në sezonin e ri, duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve, kundrejt 3 të kavajasve. Janë luajtur edhe ndeshjet e tjera në Kategorinë e Parë, që kanë dhënë këto rezultate:

KATEGORIA E PARË, JAVA 2

Besëlidhja-Besa 2-0

Shënues: Kamara 53’, 90’

Kastrioti-Egnatia 2-1

Shënues: Marini 12’ ,Çela 17’ / Vargo 54′

Korabi-Burreli 3-0

Shënues: Murrja 8’, 32’, Peçi 27’

Tërbuni-Vllaznia B 1-1

Shënues: Shaba 26’/ Markolaj 17′

Të premten

Dinamo-Erzeni 1-0

Shënues: Çota

Standings provided by Sofascore LiveScore

GRUPI B

Shkumbini-Turbina 1-0

Shënues: Hasanaj 52′

Iliria-Apolonia 3-1

Shënues: Lleshi 9′ Mëllugjaj 74′, Zuna 92’ / Krasniqi 15′ (p)

Naftëtari-Tomori 1-2

Shënues: Cake 60′ (p) / Bitri 23’, Onu 31’ (p)

Bylis-Shënkolli 3-1

Shënues: Buzi 29’, 67′, Shoshi 87’ / Danaj 71′

Të dielën

Pogradeci-Tirana

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Kategoria e Parë