Champions League

Besiktas duhet të paguajë €34,000 gjobë për një mace

UEFA ka gjobitur Besiktas me 34,000 euro për krimin e pafalshëm duke lënë një mace të ndërpresë ndeshjen e tyre të Champions League ndaj Bayern Munich në mars.

Arbitri Michael Oliver duhet të ndalte lojën për dy minuta në Vodafone Arena kur macja doli në fushë të lojës gjatë pjesës ës dytë të ndeshjes.

Si pasojë UEFA ka ndëshkuar Besiktas, duke i shpallur fajtorë për “organizim të pamjaftueshëm”. Ka qenë një natë e keqe për klubin turk, pasi përveç problemeve me UEFA-n, pësoi edhe humbje 3-1 ndaj Bayern.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League