Europa League

Betis-Milan, miqtë nuk mund të gabojnë më

Kjo do të jetë sfida për kreun e Grupit F të Europa League. Milan do të kërkojë të shmangë humbjen e gjashtë radhazi në Spanjë kundër një Betis që ka fituar dy ndeshjet e vetme europiane që ka luajtur në shtëpi kundër skuadrave italiane.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Fitore këto që kanë ardhur pa pësuar gol. Gjithashtu, Betis nuk ka pësuar asnjë humbje në ndeshjet e këtij sezoni të luajtura në Europa League (2 fitore, 1 barazim), duke pësuar vetëm një gol, dhe ka humbur vetëm dy ndeshje në dhjetë të fundit të luajtura në këtë kompeticion (5 fitore, 3 barazime, 2 humbje).

Vendasit kanë shmangur humbjen në 11 nga 15 ndeshjet e luajtura në këtë sezon (6 fitore, 5 barazime, 4 humbje), por tri nga këto humbje kanë ardhur në gjashtë ndeshjet e fundit. Për sa i takon ndeshjeve të Europa League të luajtura në shtëpi, Betis ka pësuar vetëm dy humbje në 12 takimet e luajtura në vitet 2000 (7 fitore, 3 barazime, 2 humbje).

Ata nuk kanë pësuar gol në tetë prej atyre takimeve. Milan, nga ana tjetër, do të paraqitet në këtë takim pas tri fitoresh të njëpasnjëshme të marra në kampionat, por ka humbur 3 nga pesë të fundit në Europa League. Gjithashtu, miqtë kanë fituar vetëm dy nga tri transfertat e fundit të luajtura në Europa League (2 fitore, 1 barazim, 2 humbje).

Ndeshje me spanjollët do të jetë vendimtare për ecurinë e Milan në Europa League. Kuqezinjtë janë në vendin e dytë me 6 pikë dhe ndiqen nga Olympiakos me 4. Grekët, në rast fitoreje dhe një humbjeje të milanezëve do t’i parakalonin ata.

Protagonistët e mundshëm
Givani Lo Celso ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist në ndeshjen e luajtur dy javë më parë kundër kuqezinjve, ndërsa Suso ka realizuar dy gola dhe ka dhënë dy asiste në tri ndeshjet e fundit.

Statistika
– Në tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit që Betis ka luajtur në Europa League janë shënuar nën 2.5 gola për takim.

– Në shtatë nga dhjetë ndeshjet e fundit të Milan janë shënuar mbi 2.5 gola për ndeshje.

– Milan ka fituar vetëm 18 nga 56 ndeshjet e luajtura kundër skuadrave spanjolle, me katër fitore të marra në 25 vizitat e bëra në Spanjë.

Më shumë nga Europa League