Volejboll

Bici dhe Husaj, në vendin e katërt të pikëshënuesve të Ligës së Europës

Volejbollistja Erblira Bici dhe volejbollisti Gazmend Husaj, janë renditur në vendin e katërt të pikëshënuesve më të mirë të Ligës së Europës, 2017 turne që u zhvillua përgjatë muajit qershor. Federata Europiane e Volejbollit (CEV) ka publikuar sot klasifikimin e pikëshënuesve më të mirë të këtij turneu, ku Husaj e Bici pozicionohen në vendin e katërt në kategorinë përkatëse. Dhe, në rast se ekipet tonë kombëtare do të ishin kualifikuar për në fazën finale, renditja do të kishte qenë më e mirë. Sipër Bicit e Husaj në renditjen e pikëshënuesve janë volejbollistë që kanë shkuar në fazën finale të Ligës së Europës.

Husaj feston me kombetaren

Erblira Bici e mbylli këtë turne me 117 pikë të realizuara në 6 ndeshje, ndërsa shuterja e dytë më e mirë e kombëtares është Arjola Prenga, me 73 pikë, e klasifikuar në vendin e 17-të e pas saj Sava Thaka, në vendin e 41-të me 42 pikë. Ndërsa te meshkujt, Husaj e mbylli me 108 pikë, ndërsa Anton Qafarena me 61 pikë klasifikohet si shuteri i dytë më i mirë nga kuqezinjtë, që pozicionohet në vendin e 14-të. I treti është Enea Xhelati me 49 pikë, i renditur në vendin e 23-të.  Pra, pozicione të mira për volejbollistët e kombëtareve shqiptare, që treguan një volejboll në rritje në këtë turne ndërkombëtar.

“Top 5” pikëshënueset – Femra

Piia Korhonen (Finlandë),            138 pikë        8 ndeshje – 26 sete

Isabelle Haak (Suedi)                    134 pikë        6 ndeshje – 22 sete

Maria Segura (Spanjë),                124 pikë        8 ndeshje – 31 sete

Erblira Bici (Shqipëri),                   117 pikë        6 ndeshje – 21 sete

Nadiia Kodola (Ukrainë)               115 pikë        8 ndeshje – 27 sete

“Top 5” pikëshënuesit – Meshkuj

Nikola Gjorgiev (Maqedoni),      181 pikë        7 ndeshje – 27 sete

Fredrik Gustavsson (Suedi),       148 pikë        6 ndeshje – 24 sete

Peter Bonnesen (Danimarkë),    123 pikë        7 ndeshje – 27 sete

Gazmend Husaj (Shqipëri),         108 pikë        6 ndeshje – 24 sete

Rasmus Nielsen (Danimarkë),    107 pikë        7 ndeshje – 26 sete

Më shumë nga Volejboll