Connect with us

Bundesliga

Bie La Liga, Serie A merr vendin e dytë falë Milan-it

Çdo verë klubet e futbollit duan të përmirësojnë skuadrat e tyre. Ka nga ata që mund t’i lejojnë vetes një investim prej 222 milionë eurosh dhe nga ata që mundohen të kursejnë, duke rinovuar kontratat e yjeve që kanë në ekip. Gjithsesi, në çdo kampionat, në këtë merkato, është bërë një xhiro miliona eurosh, nga La Liga te Serie A. Po cili nga pesë kampionatet kryesore të Europës ka investuar më shumë. Deri tani, në total, janë shpenzuar 3 miliardë euro.

 

 

Premier League, gjithmonë e para në investime

Kampionati anglez bën gjithmonë rolin e luanit, me një total shpenzimesh marramendës. Protagonistët e merkatos kanë qenë Manchester City dhe Manchester United. Blerja më e shtrenjtë e “Djajve të Kuq” ka qenë Romelu Lukaku, i marrë për 85 milionë euro. Mbas tyre vjen Chelsea me 80 milionë euro të shpenzuar për Morata. City ka realizuar dy goditje të nivelit të lartë: Walker nga Tottenham për 58 milionë dhe Mendy nga Monaco për 55 milionë. Në fund është Arsenal me 60 milionë eurot e paguara për Lacazette.

Totali: 1 miliard euro

 

Serie A pozicionohet në vendin e dytë

Në këtë verë të nxehtë, Serie A ka përjetuar ditë lavdie falë merkatos së çmendur të zhvilluar nga Milan, që ka bërë 12 blerje. Operacione këto që e kanë lejuar Serie A të ngjisë pozicionet në renditjen e kampionateve që kanë shpenzuar më shumë. Leonardo Bonuçi ka qenë blerja më e shtrenjtë, me një kosto prej 42 milionë eurosh. Më pas vjen Bernardeschi i blerë nga Juventus për 40 milionë euro, i cili ndiqet nga Andre Silva i Milan me 38 muilionë euro, Frank Kessie nga Atalanta për 28 milionë dhe Andrea Conti (gjithmonë Milan) për 25 milionë.

Totali: 740 milionë euro

 

Ligue 1 dhe efekti Neymar

Kampionati francez ka marrë një shtysë të madhe nga PSG dhe nga 222 milionë eurot e paguara nga klubi francez për të siguruar shërbimet e Neymar. Vetëm transferimi i brazilianit ka kushtuar pothuajse sa gjysma e parave të qarkulluara nga gjtihë klubet e Ligue 1 këtë verë. Mes goditjeve më tër ëndësishme, përveç Neymar, është blerja e Tielemans nga Monaco për 25 milionë euro, Sarr, i transferuar nga Metz te Rennais për 17 milionë euro. Edhe lille e Marcelo Bielsa ka qenë protagoniste me 14 milionë euro të shpenzuara pr Maia dhe përsëri PSg me 15 milionë të investuara për Berchiche.

Totali: 500 milionë euro

 

Bayern udhëheq Bundesliga-n

Bayern Munich ka bërë rolin e gjigantit në Bundesliga, duke shpenzuar 42 milionë euro për Tolisso, i marrë nga Lyon, 21 për blerjen përfundimtare të Coman dhe 20 për të marrë Sule nga Hoffenheim. Blerjet e tjera të nivelit të lartë në Bundelisga kanë qenë: Philipp te Dortmund për 20 milionë euro dhe Bentaleb te Schalke për 19 milionë euro.

Totali: 400 milionë euro

 

 

La Liga është me vonesë

Mungojnë blerjet e mëdha nga kampionati spanjoll. Për momentin, Real Madrid dhe Barcelona kanë qenë protagonistë vetëm për shitjen e yjeve. Kampionati spanjoll, në fakt, ka shpenzuar vetëm 350 milionë euro për blerje, shumë kjo që është kushtëzuar edhe nga bllokimi i merkatos së Atletico Madrid. Mes goditjeve më të shtrenjta, Vinicius Jr, i vlerë 45 milionë euro nga Real Madrid dhe Theo Hernandez, edhe ky i marrë nga madrilenët për 26 milionë euro.

Totali: 350 milionë euro

Më shumë nga Bundesliga