• “Bild” zbulon kapitenin e ri të Bayernit, e prisnit?

    Publikuar: 17 May 4:42

    Nuk ka më dilema: kapiteni i ri i Bayern-it do të jetë Manuel Neuer! Kjo, natyrisht, nuk është surprizë, sepse portieri 31-vjeçar është gjithashtu kapiten i kombëtares gjermane, por sot është gazeta “Bild” ajo e cila zbulon lajmin me siguri të plotë. Kapiteni aktual i bavarezëve, Philipp Lahm, në qershor do të varë këpucët në gozhdë dhe pasuesi i tij do të jetë pikërisht Neuer, i transferuar nga Schalke 04 me shumë bujë në vitin 2011.

    Që atëherë, gardiani i portës ka fituar pesë herë kampionatin, tri herë Kupën e Gjermanisë dhe një herë Ligën e Kampionëve (2013). Ai gjithmonë ka qenë protagonist në fushë dhe madje një nga arsyet kryesore pse Bayern ka pasur kaq shumë suksese. Edhe pse në javët e para pas zyrtarizimit te rekordmenët tifozët bavarezë e kanë sulmuar me parullën “Koan Neuer”, shtatlarti për pak ditë do të marrë shiritin më të lakmuar në Bundesligë.

    Philipp Lahm u bë kapiten i Bayern-it në vitin 2011, pas largimit të holandezit Mark van Bommel

    Javën e kaluar, trajneri Carlo Ancelotti tha: Skuadra dhe klubi do të vendosin për kapitenin, jo unë.” Tani ata e kanë bërë, por ende nuk dihet data e njoftimit zyrtar. Së fundmi, Lahm i parapriu këtij lajmi duke thënë se Neuer dhe Thomas Müller janë dy kandidaturat më serioze për pasuesin e tij. Hera e fundit kur Bayern ka pasur një portier për kapiten ka qenë në vitin 2008, me “titanin” Oliver Kahn si lider të padiskutueshëm të skuadrës.

    [interaction id=”591c65cb2041829f01d74db0″]


    Lexo postimet e tjera