Merkato

“Bild” zbulon portierin e ri të Arsenalit, është gjerman

Thuajse e kryer tashmë: Bernd Leno i Bayer Leverkusen, sipas informacioneve të gazetës gjermane Sport Bild, do të transferohet te FC Arsenal.

Flitet që shuma e kartonit të tij vlen 20 milionë eurod. Dhe Petr Cech, i cili deri sezonin e fundit ka luajtur në formacion, pritet të jetë rezerva e gjermanit.

Një konfirmim i Leverkusen nuk ka ardhur akoma.

Për Leno, i cili është përjashtuar nga 23-shja e Kupës së Botës të Gjermanisë, është interesuar edhe Napoli me Atletico Madrid.

Dhe Leverkusen mesa duket është pajtuar me faktin që duhet të heqë dorë nga portieri, duke blerë gardianin që fitoi Kupën e Gjermanisë Lukas Hrarecky nga Eintracht Frankfurt.

Më shumë nga Merkato