• Biletat për “El Clasico” do të kushtojnë deri në 45 mijë dollarë!

    Publikuar: 16 Mar 10:10

    Nëse shpresoni të gjeni ndonjë biletë për “El Clasico”-n që do të zhvillohet korrikun e ardhshëm mes Real Madrid dhe Barcelona në Miami, duhet të përgatiteni të shisni një veshkë, të vidhni ndonjë bankë (ose të merrni kredi) ose të fitoni lotarinë. Në fakt, biletat që do të nxirren në treg, për supersfidën që do të zhvillohet 29 korrikun e ardhshëm në “Hard Rock Stadium”, pritet të kenë çmime shumë të larta. Në faqen e internetit “StubHub” janë listuar çmimet, duke filluar nga 640 dollarë për vendet që janë larg fushës. Por nëse kërkon një vend afër portave ose afër fushës këto çmime pësojnë një rritje marramendëse.

    Në sektorin privat të stadiumit një biletë kushton nga 5.4 mijë dollarë në 10.7 mijë dollarë. Por ekziston edhe një vend akoma më i veçantë, që nuk është pjesë e listës së bërë publike, që kushton plot 45,849 mijë dollarë. Më 17 mars do të fillojë shitja e rezervuar e tyre, ndërsa më 20 mars do të dalin në treg edhe për publikun. Por duke parë shifrat që kanë filluar të qarkullojnë ka shumë mundësi që korrikun e ardhshëm të shohim një “El Clasico” me shumë pak tifozë në stadium, duke përjashtuar ata që mund të kenë shitur veshkën, vjedhur bankën (marrë kredi) ose fituar lotarinë.

     


    Lexo postimet e tjera