• Blerja e parë e Arsenal kushton 50 mijë euro!

    Publikuar: 4 Jan 8:22

    Blerja e parë e Arsenal në merkaton e janarit është shumë pranë zyrtarizimit dhe do t’i kushtojë klubit nga veriu i Londrës vetëm 40 mijë paundë, rreth 50 mijë euro. Cohen Bramall, 20-vjeçari që luan me Hednesford Town do të jetë mbrojtësi i majtë i ri i ekipit të drejtuar nga Arsene Wenger, pasi do të firmosë një kontratë dy vjeçare me “topçinjtë”. Bramall, që kaloi me sukses dy javë testime, do të luajë me Arsenal U-23 në pjesën e mbetur të sezonit, teksa deri tani ka qenë i impenjuar në kategorinë e shtatë angleze.

    Image result for Cohen Bramall

    Cohen Bramall mund të gjejë edhe një vend në ekipin e parë të Arsenal në sezonin e ardhshëm duke qene se e ardhmja e Nacho Monreal dhe Kieran Gibbs mbetet në dyshim. Kontrata aktuale e Gibbs përfundon në fund të sezonit dhe nuk ka pasur asnjë sinjal nga të dyja palët për rinovimin e saj. Futbollisti duket se do të shkojë te Crystal Palace.


    Lexo postimet e tjera