Premier League

Blerja e re e Manchester United është vetëm 16 vjeç

Manchester United ka finalizuar transferimin e lojtarit të përfaqësueses së U16 të Anglisë Charlie McCann nga skuadra e League 2 Coventry.

McCann ka postuar një foto në mediat sociale të shtunën ku ai është shfaqur duke nënshkruar kontratën e re dhe do t’i bashkohet ekipit të moshave të United.

Anglezja Sportsmail raporton se mesfushori kishte arritur marrëveshjen me klubin që në shtator, dhe shton se ishte një vendim i lehtë pasi ai ka qenë një tifoz i Djajve që i vogël.

McCann ka lindur në Coventry dhe ka qenë me klubin që nga mosha 7-vjeçare. Ai debutoi me U16 të Anglisë në fitoren 2-0 ndaj Uruguait vitin e kaluar.

United ka blerë një numër të madh të rinjsh në dy vitet e fundit duke përfshirë emra si Tahith Chong, Nishan Burkart, Millen Baars dhe Joshua Bohui.

Image result for Charlie McCann

Më shumë nga Premier League