La Liga

Blerja e re Yerry Mina: Kur takova Messi-n m’u rrënqeth mishi

Blerja e re e Barcelona-s Yerry Mina thotë se iu bë mishi kokrra-kokrra kur u takua me “më të madhin e historisë” Lionel Messi.

Gjigantët katalanas shpenzuan 11.8 mln euro për të marrë Mina nga Palmeiras të enjten, me kolumbianin që ka firmosur një kontratë pesë vite e gjysmë.

23-vjeçari është i lumtur që i është bashkuar një klubi të mbushur me talente, duke përshkruar edhe takimin me Messi dhe Lius Suarez.

“Për mendimin tim, Messi është më i miri në botë. Gjëja e parë që më bëri përshtypje ishte përulësia e tij. Mu rrëqeth mishi kur mu afrua ai bashkë me Suarez në stol,” shprehet Mina.

Qendërmbrojtësi befasoi të gjithë kur gjatë prezantimit hyri në fushën e lojës këmbëzbathur.

“Në vendin tim është një shprehje: ‘Prek tokën që do të pushtosh me këmbët e zbathura.’ Dhe këtu unë dua të shkruaj historinë me këdo. Gjithmonë mundohem të kem sukses.”

 

Më shumë nga La Liga