Futboll

Blerja më e dështuar e Man United u mashtrua nga Ronaldinho

Kleberson rezultoi të ishte një prej dështimeve më të mëdha në merkato te Mancheser United, në epokën e Ferguson, kur Sir Alex vështirë të gabonte ndonjë goditje. Edhe sot braziliani kujtohet nga tifozët e “Djajve të Kuq” si një zhgënjim i madh, por faji mund të jetë mbi të gjithë edhe i yllit të Brazilit, Ronaldinho!

“Ronaldinho më pat thënë se do të shkonte te Manchester. Vazhdonte të më thoshte: ‘Hajde te Manchester!’ Dëshiroja të shkoja, por isha i dyzuar për shkak se nuk flisja anglisht dhe te United nuk kishte asnjë brazilian. Ronaldinho më joshi dhe shkova te Manchester, por ai nuk e bëri”. Ishte vera e vitit 2003 dhe ndërkohë që Kleberson firmoste për United, Ronaldinho nënshkruante për Barcelonën.

Më shumë nga Futboll