Bundesliga

Blof apo realitet? Rummenigge vë bast për yllin Lewandowski

Në shtëpinë e Bayern Munich, në prag të sezonit të ardhshëm mund të ketë ndryshime të rëndësishme. Nico Kovac ka marrë vendin e Jupp Heynckes, ndërsa për Robert Lewandowski largimi duket i mundshëm. Gjatë javëve të kaluara menaxheri i sulmuesit polak ka zbuluar se futbollisti i tij dëshiron të largohet nga klubi gjerman, por administratori i deleguar i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge, mbetet optimist mbi qëndrimin e ish-futbollistit të Dortmund.

I intervistuar nga ‘Sport Bild’, drejtuesi i Bayern deklaroi: “E kam thënë javë më parë, vë bast se Robert do të qëndrojë me ne, e konfirmoj bastin. E ka kërkuar Real Madrid? Në të dyja ndeshjet e Champions kemi drekuar me menaxherët e tyre dhe kurrë nuk doli në diskutim ky argument. Një herë patëm një futbollist që e kërkonte Florentino Perez, por e mbyllëm shumë shpejt derën. Kemi marrë një vendim të qartë”.

Më shumë nga Bundesliga