Futboll

Boateng: “Për dy vite harxhova gjithçka në makina, ora dhe diskoteka”

Kevin Prince Boateng, ish-futbollisti kuqezi tani ndodhet në Las Palmas, ku ka folur për të përditshmen spanjolle “Marca”: “Suso? Kur mbërriti në Milano nuk kishte hapësira. Është një djalosh shumë i ndjeshëm dhe ka nevojë për një trajner që ta trajtojë mirë. Mihajlovic ishte një trajner shumë i fortë, prandaj nuk kishte hapësira. Kam folur për atë gjithmonë si për një futbollist të madh. Dukej që kishte palexhio, cilësi dhe shpejtësi”, u shpreh ish-ylli i Milan për talentin në ngritje të kuqezinjve.

Image result for kevin prince boateng auto

Boateng deklaroi se për dy vite shpenzoi gjithçka në makina, ora, çizme, diskoteka e restorante.

“Momenti më i mirë në karrierë? Kur fitova Seria A. Ishte momenti më i rëndësishëm. Sjellja ime? Jam penduar për shumë gjëra. Të jesh i ri nuk është e lehtë, sepse ka luajtur vetëm talenti im. Ajo nuk ishte mënyra e duhur. Tani pendohem që nuk kam punuar fort në kohën e duhur. Por, në atë moment ishte normale, pasi kisha famë dhe para. Momente të vështira? Për mua ishte e pamundur. Nga njëra ditë në tjetrën kisha aq shumë para sa të mund të blija gjithçka. Në dy vite kam shpenzuar të gjitha paratë e mia për makina, ora, çizme, diskoteka, restorante dhe miq, që në të vërtetë nuk ishin të tillë. Për dikë si unë, që është rritur në një lagje të varfër dhe pa para, ishte e rrezikshme”, vijon zbulimin e detajeve të së kaluarës Boateng.

Related image

Boateng vlerëson Ronaldinho si futbollistin dhe njeriun më të mirë.

 

“Miq në futboll? Sulley Muntari. Kam luajtur me atë te Milano dhe në kombëtare dhe mund të them se është miku im, gjithashtu edhe Patrick Ebert, pasi e njoh prej 20 vjetësh. Kur vendosa të ndryshoj? Pas botërorit 2010, pasi pashë futbollistë të një niveli, mendova se duhej të përqëndrohesha vetëm te futbolli për të arritur edhe unë në ato nivele. Vendosa të ndryshoj mentalitetin tim. Racizëm? Nuk ka ndryshuar asgjë. Gjëja më e rëndësishme nuk është futboll profesionist, por njerëzit e përditshëm. Racizmi nuk është e bardha kundër të zezës. Çdo ditë ka racizëm në të gjithë botën, nga raca, feja, deri te urrejtja. Djali i keq? Kam lindur i tillë. Është një lloj mbrojtje, funksionon edhe për Ibrahimovic. Nëse flet me atë për 10 minuta kupton se bëhet fjalë për një person fantastic. Thuajse të gjithë futbollistët janë kështu, me përjashtim të Ronaldinho që është gjithmonë shakaxhi. Shumë njerëz më thonë të njëjtën gjë, që jam arrogant. Për ta gjykuar një person, më parë duhet ta njohësh. Ronaldinho? Më i miri, si person dhe si futbollist. Stili i tij është unik. Ka luajtur për Barcelonën por e duartrokitën edhe në Madrid. Të gjithë e dashurojnë”, përfundoi Boateng.

Më shumë nga Futboll