Boks

Boks, Sylvester Stallone kërkon një nder nga miku Donald Trump…

I dënuar për “imoralitet” në vitin 1913. Faji i tij ishte që transportoi një grua të bardhë përtej kufijve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe pse ajo grua e bardhë ishte e fejuara.

Tani, me kërkesë të Sylvester Stallone, drejtpërdrejtë për mikun e tij Donald Trump, presidenti i SHBA, mund të pastrojë emrin e Jack Johnson, kampioni i parë me ngjyrë i peshave të rënda në boks, në vitin 1908.

Ai u arrestua dhe bëri një vit burg pasi u arratis për në Britaninë e Madhe dhe më pas u rikthye për të shlyer dënimin.

Trump e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social “Twitter”  dëshirën për të pastruar emrin e tij, diçka që e kanë menduar shumë presidentë në të kaluarën, por nuk e ka bërë askush, as presidenti i parë me ngjyrë në historinë e SHBA, Barack Obama.

Nuk do të jetë e lehtë, sepse departamenti i drejtësisë në SHBA preferon të merret dhe të investojë mund te çështjet që përfshijnë njerëzit e gjallë.

Trup tha: “Stallone ma tregoi historinë, Johnson ka pasur gjyqe dhe vuajtje të mëdha dhe një jetë shumë kompelske dhe të vështirë.”

Jack Johnson kishte lindur në Galveston , më 31 mars 1878 nga një familje ish-skllevër. U nda nga jeta në vitin 1946 si pasojë e një aksidenti rrugor dhe për vite të tëra familja e tij ka kërkuar pastrimin e emrit për ish-boksierin që në vitin 1910 dominoi ndeshjen me boksierin e bardhë

James Jef­fries, duke mbetur kampion i Botës deri në vitin 1815, kur u mposht në ring nga Jess Willard.

Së bashku me bashkëshorten Lucille u transferua në Britaninë e Madhe dhe në vitin 1920 e mori sërish titullin në Kubë, por u kthye në SHBA ku i takonte të bënte një vit burg sepse kishte ndihmuar për kalimin klandestin të kufrit për një të bardhë që po arratisej nga i fejuari.

Ai u mor me boks deri në ditën e fundit të jetës dhe sipas “International Boxing Hall of Fame” ka qenë një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Historia e tij ka përfunduar edhe në sallat kinematografike në saj të një dokumentari nga Ken Burns.

Më shumë nga Boks