Connect with us

Futboll

Boll u qave Mou, ka edhe më keq, Real Madrid luan 9 ndeshje brenda 29 ditëve

Nëse Jose Mourinho mendon se kalendari i Manchester United është i ngjeshur, ai duhet t’i hedhë një sy kalendarit të Real Madrid dhe Bayern Munich. Trajneri portugez është ankuar kohët e fundit për kalendarin aspak praktik dhe ndeshja e lënë në mesditën e së dielës ishte acarimi i fundit i tij.

Nëse Jose Mourinho mendon se kalendari i Manchester United është i ngjeshur, ai duhet t’i hedhë një sy kalendarit të Real Madrid dhe Bayern Munich. Trajneri portugez është ankuar kohët e fundit për kalendarin aspak praktik dhe ndeshja e lënë në mesditën e së dielës ishte acarimi i fundit i tij. Dhe megjithëse United do të luajë 9 ndeshje gjatë muajit prill duke përfshirë dy ndeshje të Europa League, dhe ndeshjet ndaj Chelsea dhe Manchester City, lista e ndeshjeve të Real Madrid është po aq brutale.

Squad rotation will be key for Real Madrid boss

Gjigantët spanjollë kanë një ndeshje në mesatarisht 3.2 ditë përgjatë prillit. Në një hapësirë prej 16 ditësh në ecurinë e tyre, ata do të ndeshen me rivalët e tyre Atletico Madrid, Bayern Munich dy herë në Champions League, Barcelona dhe Sporting Gijon. Do të jetë një muaj shumë i rëndësishëm për trajnerin Zinedine Zidane i cili do të japë shumë përgjigje dhe mbetet për t’u parë nëse Los Blancos do të jenë akoma pretendentë për të fituar trofe pas prillit. E njëjta situatë është edhe për Bayer, që do të luajë 9 ndeshje gjatë muajit prill.

[interaction id=”58d031e55f0c12724435efd4″]

Më shumë nga Futboll