Merkato

Bolt drejt Serisë A, kontratë dyvjeçare për Champions-in!

Para pak ditësh ka shënuar golat e tij të parë si futbollist profesionist për Central Mariners, skuadër australiane. Dhe pse interesimit të disa klubeve të Serisë B, Usain Bolt duket se ka përfunduar në shënjestrën e Milan-it.

“Daily Telegraph” ka bërë të ditur se një klub europian i ka ofruar atij një kontratë dyvjeçare. Bëhet fjalë për një klub që është blerë kohët e fundit nga investitorë ambiciozë, që synon kualifikimin në Champions League dhe që do të luajë një finale kupe kombëtare.

Të dhëna këto që përputhen me ato të kuqezinjve, të cilët do të luajnë në janar finalen e Superkupës së Italisë kundër Juventus-it. Nuk duhet harruar edhe se Bolt ka të njëjtin sponsor teknik me kuqezinjtë, që është Puma.

Nëse do të realizohet, do të bëhej fjalë për një operacion të bujshëm.

Më shumë nga Merkato