Bundesliga

Bolt e ka seriozisht: “Në mars te Borussia Dortmund, Fergusson më premtoi…!”

Usain Bolt është gati të kurorëzojë ëndrrën e jetës së tij: të tentojë aventurën në futbollin profesionist. Kampioni olimpik në atletikë ka deklaruar për portalin anglez të “Sunday Express” se do të zhvillojë një periudhë prove te skuadra e Bundesliga gjermane, Borussia Dortmund. Pasi ka fituar në karrierë rekordin botëror në 100 dhe 200 metra, 8 medalje ari olimpike dhe 11 në botërore, 31-vjeçari xhamajkan do të bashkohet me klubin gjerman duke nisur nga muaji mars, kur të jetë rekuperuar plotësisht nga dëmtimi.

Rezultate imazhesh për usain bolt borussia dortmund

“Me këtë testim do të kuptoj se çfarë do të bëj në futboll. Nëse stafi i Borussia do të më thotë se jam mjaftueshëm i mirë, do të vazhdoj të punoj fuqishëm. Dua të luaj në krah, por të gjithë më këshillojnë të bëj sulmuesin”, deklaroi Bolt i cili zbuloi edhe një prapaskenë: “Një prej ëndrrave të mia më të mëdha është që të luaj me Manchester United. Kam komunikuar me Alex Ferguson dhe i kërkova të thotë një fjalë të mirë për mua. Mu përgjigj se nëse jam në formë dhe gati, do të shohë se çfarë mund të bëjë. Mendoj se kam një shans. E njoh futbollin. Me stërvitje mund t’ja dal mirë. Flas shpesh me Pogba dhe i kam bërë shumë pyetje. Nuk kënaqem me një kampionat mesatar. Dua të luaj në një kampionat elitar. Do të jetë e vështirë të barazoj karrierën time në atletikë, por nëse do të fitoja Champions League, atëherë do t’i afrohesha”.

Rezultate imazhesh për usain bolt borussia dortmund

Më shumë nga Bundesliga