Atletikë

Usain Bolt: Unë mbetem njeriu më i shpejtë i planetit

Usain Bolt: Unë mbetem njeriu më i shpejtë i planetit

Usain Bolt tha se ai është ende njeriu më i shpejtë i planetit, teksa po përgatitet për garat e fundit të karrierës së tij në kampionatin botëror të atletikës që do të zhvillohet në Londër. Bolt, fitues i tetë medaljeve të arta dhe ikonë e sportit, do të garojë në 100 metra dhe në stafetën 4×100, në veprimtarinë që do të nisë ditën e premte, përpara se të deklarojë tërheqjen përfundimtare nga pistat e atletikës.

Image result for Usain Bolt 2017

“Ju e dini se nëse marr pjesë në një garë kjo do të thotë se jam 100% i bindur që do të fitojë, – tha Bolt. – Më në fund kam ardhur në këtë nivel dhe pres me padurim kampionin e fundit botëror në karrierën time. Për shumë arsye e kam vënë veten në diskutim dhe kam vendosur ta mbyll karrierën pas kësaj veprimtarie. Skuadra ime ka nevojë për mua dhe jam gati ta ndihmoj në stafetë, ndërsa në garën e 100 metrave do t’ju tregoj se mbetem njeriu më i shpejtë i planetit.”

Më shumë nga Atletikë