Seria A

Bonucci-Immobile, arsyeja e vërtetë sherrit është Kalinic

Ka qenë një paraqitje perfekte, tre gola dhe një Milan i fundosur rezultatin 4-1. Protagonisti i ndeshjes ka qenë Ciro Immobile, i cili ka pasur një debat të ndezur me Leonardo Bonucci-n në fundin e takimit. Sipas “La Gazetta dello Sport”, arsyeja e sherrit nuk ka qenë tentativa e Sulmuesit për të shënuar nga mesi i fushës pasi Lazio e kishte siguruar Fitoren dhe as driblimi që Immobile i ka bërë kapitenit të Milan-it në rastin e golit të 4-1-it.

Arsyeja e vërtetë e sherrit ka qenë sulmi verbal që sulmuesi i bardhekaltërve i ka bërë sulmuesit të kuqezinjve Nikola Kalinic, fajtor se ka kërkuar një penallti pas një kontakti të papërfilshëm në zonën e rreptësisë. Kjo sjellje është konsideruar e papërshtatshme nga Leonardo Bonucci, i cili ka dalë menjëherë në mbrojtje të shokut të tij të skuadrës.

Më shumë nga Seria A