Futboll

Bonucci: “Milan nuk duhet të përsërisë këtë paraqitje”

“Jemi çorientuar në rastin e parë të Lazios. Milan nuk duhet të bëjë këtë paraqitje, nëse duam të bëhemi një skuadër e madhe duhet të rikompaktohemi dhe të jemi të bashkuar. Duhet të punojmë dhe të rritemi”, ishin fjalët me të cilat mbrojtësi i Milan, Leonardo Bonucci, ka komentuar humbjen e thellë ndaj Lazio në “Olimpico” të Romës.

“Nuk kemi dhënë më të mirën tonë kur kishim topin, sidomos kur nuk e kishim atë. Sot morali dhe humori janë shumë poshtë, por duhet të japim të gjithë diçka më shumë që na mungon për të qenë një ekip i madh. Detyra është e imja, e futbollistëve më veteran, e trajnerit dhe e klubit. Të tjerëve duhet tu bëjmë me dije se çfarë nevojitet, duhet të përveshim mëngët dhe të bëjmë skuadër, të përmirësohemi në stërvitje, të shfaqim më shumë grintë dhe oreks në çdo duel”, deklaroi Bonucci, performanca e të cilit është anatemuar shumë pas katër golave të pësuar nga Milan.

Më shumë nga Futboll