Ligue 1

Bordeaux-PSG, parisienët s’dinë të humbasin në transfertë

Java e 34-t e kampionatit francez të futbollit do të mbyllet me ndeshjen Bordeaux-PSG. Vendasit kanë fituar dy ndeshjet e fundit që kanë luajtur në kampionat, por PSG ka fituar katër takimet e fundit që ka zhvilluar kundër tyre dhe nuk humbet ndaj “Dallëndysheve” që nga 2015-a.

Parisi ka grumbulluar 87 pikë pas 33 ndeshjesh të luajtura në këtë sezon të Ligue 1, numri më i madh i një ekipi francez në këtë fazë të kampionatit. Gjithashtu, Parisi ka humbur vetëm dy nga 36 ndeshjet e fundit që ka zhvilluar në kampionat (30 fitore, 4 barazime).

Ato humbje kanë ardhur në dhjetor të 2017-ës në fushën e Strasbourg dhe në janarin e këtij viti kundër Lyon. Parisi nuk ka pësuar asnjë humbje në 11 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Ligue 1 (10 fitore, 1 barazim). Skuadra e Emery ka një ecuri shumë të mirë edhe në transfertë, ku nuk humbet prej pesë ndeshjesh të njëpasnjëshme (4 fitore, 1 barazim).

Cavani me shokë e kanë kaluar rekordin e golave të shënuar nga një ekip në kampionatin francez (103 realizime). Rekordi i tyre i mëparshëm ishte 102, i vendosur në sezonin 2015/16.

Më shumë nga Ligue 1