Bundesliga

Borussia Dortmund e shpall nesër vendimin përfundimtar për Dembele

Ousmane Dembele mund t’i ketë orët e numëruara në Bundesligë. Trajneri i Borussia Dortmund, Peter Bosz, zbuloi për “Sky” se klubi do të takohet sot, pas ndeshjes së Kupës së Gjermanisë, kundër Rielasingen-Arlen, dhe nesër do të shpallë vendimin përfundimtar mbi të ardhmen e lojtarit: “Ne jemi të fokusuar te ndeshja. Në mbrëmje do të ketë një takim, ndërsa nesër klubi do të shpallë vendimin.” Dembele është sanksionuar nga klubi gjerman pas dështimit për të qenë në trajnim dhe deklaratave në mungesë që të përshpejtojë lëvizjen e tij te Barcelona. Francezi u pezullua deri të hënën e ardhshme dhe nuk mund të luajë në ndeshjet e para. Sidoqoftë, duke mos luajtur ndeshjen e sotme për Kupën e Gjermanisë mund t’i thotë lamtumirë skuadrës gjermane, nëse Borussia Dortmund merr sonte vendimin për ta lejuar të shkojë në “Camp Nou”, ku Barcelona e kërkon si zëvendësues të Neymar.

Më shumë nga Bundesliga