Merkato

Borussia Dortmund interesohet për yllin e Belgjikës

Dortmund kërkon një yll të Botërorit.

Alex Witsel i klubit kinez TJ Quanjian është në listën e dëshirave të BVB. Shuma që duhet të paguhet nga gjermanët është rreth 20 mln euro.

Witsel ka bindur gjatë Kupës së Botës në Rusi në mesin e fushës belge. Ai është një mesfushor me karakter dhe aftësi të mira teknike. Ai ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Djajve të Kuq.

Axel Witsel

Witsel ka dalë nga akademia e Benfica dhe më pas ka shkuar te Zenit Petersburg. Gjatë dy viteve të fundit luan në Kinë. Ai ka deklaruar se do të kishte shumë dëshirë të rikthehej të luante në Europë.

Dhe Dortmund e ka seriozisht. Klubi gjerman ka nevojë për kualitet në mesin e fushës, një pikë e dobët gjatë sezonit të kaluar.

Më shumë nga Merkato