Connect with us

Bundesliga

Borussia Dortmund konfirmon pezullimin e Dembele

Ousmane Dembélé mbetet i dënuar. Sulmuesi francez, i blerë nga Borussia Dortmund vitin e kaluar nga Rennes, ashtu sikurse njoftoi trajneri i verdhezinjve, Peter Bosz dhe gjithashtu konfirmuar edhe sot nga klubi nëpërmjet një komunikate për shtyp, do të qëndrojë i pezulluar deri në një urdhër të dytë. Futbollisti 20-vjeçar, ashtu sikurse është tashmë e ditur, pëlqehet shumë nga Barcelona, që e konsideron si zëvendësuesin e Neymar, të transferuar te PSG.

Oferta e parë e klubit katalanas në shumën 120 milionë euro është refuzuar nga Borussia Dortmund, e cila pretendon jo më pak se 150 milionë për yllin e skuadrës. Nga ana tjetër, vetë Dembele nuk e ka marrë mirë refuzimin e ofertës së Barcelonës nga ana e klubit gjerman, aq sa të enjten ka munguar në stërvitje pa leje dhe pa njoftuar, për tu bërë më pas i paarritshëm.

Një reagim për të cilin Borussia Dortmund vendosi ta gjobisë në shumën 150 mijë euro, si dhe ta lërë jashtë ndeshjes së zhvilluar dje ndaj Rielasingen-Arlen, e vlefshme për Kupën e Gjermanisë dhe në fund ta pezullojë fare deri në një njoftim të dytë. “Qëllimi dhe fokusi ynë është një përgatitje e përqëndruar në prag të debutimit në kampionat. Natyrisht që Dembele do të ketë mundësi të stërvitet, por i veçuar nga grupi. Për momentin mbetet i pezulluar”, deklaron drejtori sportive i Borussia Dortmund, Michael Zorc.

Më shumë nga Bundesliga