Merkato

Borussia Dortmund ofron 15 mln € për zbulimin e Serie A

Ngadalë-ngadalë po marrin formë planet e Borussia Dortmund për merkaton e verës. Në Itali raportohet se klubi gjerman ka bërë një ofertë për një mbrojtës krahu shumë të talentuar.

Sipas Gazzetta dello Sport, BVB ka ofruar 15 milionë euro për Hans Hateboer i cili luan te Atalanta.

Klubi i Serie A thuhet se kërkon të paktën 20 milionë euro për mbrojtësin e djathtë.

Nuk dihet nëse lojtari ka një klauzolë lirimi, por ajo që dihet është kontrata e tij e cila skadon në vitin 2020.

Në Dortmund holandezin 24-vjeçar e shohin si pasardhësin e veteranit Lukasz Piszczek. Polaku 32-vjeçar është shprehur në të shkuarën se do ta mbyllte karrierën e tij në 2020.

Hateboer ka debutuar me përfaqësuesen holandeze marsin e kaluar. Në Europa League ai është cilësuar si një nga lojtarët më të mirë.

Më shumë nga Merkato