Bundesliga

Borussia mposht Hamburg dhe merr kryesimin e Bundesliga-s

Borussia Dortmund ka mundur Hamburg në fushën e këtyre të fundit duke marrë kryesimin e Bundesliga-s pas pesë javësh. Skuadra e Bosz nuk e ka pasur të vështirë të kalojë veriorët Gjermanisë megjithëse Hamburg ka treguar një formë të mirë në startin e sezonit.

Dortmund e fillon mirë ndeshjen dhe ka dy mundësi të mira me Pulisic dhe Aubameyang përpara se të gjente golin e avantazhin me Shinji Kagawa i cili ndodhet në vendin e duhur në momentin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë pas një devijimi.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Ndeshja mbetet e hapur nga të dyja krahët teksa edhe Hamburg ka mundësinë e tij me Hahn por Dortmund vazhdon të dominojë ndeshjen dhe gjen golin e qetësisë me krye-golashënuesin e sezonit të kaluar Aubameyang i cili reagon mirë nga një top i devijuar. Në fund erdhi edhe goli i tretë i shënuar nga Pulisic i cili vulos fitoren e Dortmund.

 

Ndërkohë në ndeshjet e tjera Hertha Berlin ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Bayer Leverkusen në luftën për një vend në Evropë. Barazim në ndeshjet midis  dhe Freiburg-Hannover ndërsa Hoffenheim ka përmbysur nga 2-0, 3-2 ndaj Mainz 05.

Më shumë nga Bundesliga