Bundesliga

Borussia në kërkim të ringjalljes teksa udhëton në Mainz

Mainz dhe Dortmund vijnë në këtë sfidë me një formë të ngjashme dhe kërkojnë medoemos fitoren për të rritur moralin e ulët.

Sidomos Dortmund, që është në një periudhë problematike teksa janë penalizuar nda dëmtimet e shumta dhe nuk kanë fituar një ndeshje në kampionat që prej shtatorit. Ecuria negative ka shkuar në 8 ndeshje pas humbjes brenda ndaj Wolfsburg në fundjavë. Ata kanë regjistruar 3 barazime dhe 5 humbje gjatë kësaj kohe.

BVB ka pasur probleme të mëdha në prapavijë pasi ka pësuar 21 gola në 8 ndeshje, një mesatare 2.6 gola për ndeshje. Dortmund ka pësuar 2 ose më shumë gola në 7 ndeshjet e fundit dhe 3 ose më shumë në 4 të fundit.

Nga ana tjetër, Mainz ka arritur një fitore të madhe për moralin duke barazuar ndaj Leipzig 2-2 falë një goli në minutat e fundit. Prapëseprapë skuadra mbetet me 1 fitore në 7 ndeshjet e fundit në Bundesliga dhe po i afrohet zonës së rënies nga kategoria me vetëm 1 pikë më shumë.

Image result for borussia dortmund

Fakte & Statistika

  • Dortmund është i pamposhtur në 5 ndeshjet e fundit ndaj Mainz në Bundesliga me 4 fitore dhe një barazim.
  • Mainz ka arritur të fitojë vetëm një nga 16 ndeshjet e fundit me BVB në të gjitha kompeticionet, ka barazuar 2 dhe ka humbur 12.
  • Brenda në shtëpi, Mainz ka regjistruar 1 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje në 8 ndeshjet e fundit në kampionat.

Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Bundesliga