• Borussia tregon dhëmbët, Weigl drejt rinovimit

    Publikuar: 16 Dec 7:04

    Nëse dhurata për Krishtlindje e Bayern-it për tifozët e vet ishte rinovimi me sulmuesin Robert Lewandowski, Dortmund ka menduar ta bëjë këtë duke “blinduar” mesfushorin Julian Weigl. Këtë e zbuloi agjenti i tij, Michael Decker, për gazetën “Bild”: “Jemi pranë mbylljes së negociatave. Probabiliteti është i lartë që do të arrijmë një marrëveshje pa u mbyllur viti.” Të gjitha detajet janë diskutuar, tani mungon vetëm firma, shkruan e përditshmja gjermane. Por duhet të presim deri javën tjetër.

    tu
    Thomas Tuchel dhe i preferuari i tij, Julian Weigl

    Kontrata aktuale e 21-vjeçarit përfundon në vitin 2019 dhe pritet të rinovohet me dy vite të tjera. Ky është një sinjal i fortë i klubit verdhezi, sepse tregon se nuk frikësohet nga klubet e mëdha evropiane, në veçanti Real Madrid. “Los Blancos” e kanë në listën e dëshirave lojtarin e kombëtares gjermane, ashtu si Pep Guardiola (Manchester City). “Bild” shton se Weigl do të përfitojë edhe rritje page (nga 1,5 milionë euro/vit në 4 milionë euro/vit). Ndërkohë, Bayern vijon duke e vëzhguar.


    Lexo postimet e tjera