NBA

Boston Celtics tërheq fanellën me nr.34 të Paul Pierce

Gjatë ndeshjes së sotme në NBA mes skuadrës së Boston Celtics dhe Cleveland Cavaliers është zhvilluar ceremonia e tërheqjes së fanellës me nr.34 që e ka mbajtur të veshur basketbollisti Paul Pierce, një nga legjendat e këtij sporti. Ceremonia u zhvillua në stadiumon “TD Garden” të Bostonit, aty ku lojtari kaloi shumicën e karrierës së tij dhe kun ë vitin 2008 u shpall kampion në NBA.

Kjo ishte ëndra ime. Kur shihja gjithë ato numra të varur edhe unë ëndërroja që një ditë të kisha emrim tim aty lart”, deklaroi mes lotësh gjatë ceremonisë Paul Pierce, një nga ikonat e këtij sporti, i njohur me nofkën “The captain and the truth”. Ai është konsideruar si një nga mbrojtësit më të mirë të historisë së Celtics të të gjitha kohërave.

Paul Pierce me titullin kampion te vitit 2008 me Boston


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga NBA