NBA

Boston dominon kampionin në Lindje, Oklahoma triumfon falë Paul George

Boston dominon renditjen e kampionatit të Konferencës së Lindjes, duke fituar edhe sot, 90-87 ndaj Charlotte dhe korr suksesin e 11-të në NBA. Një triumf i vështirë por i merituar i Celtics, ku diferencën e bënë lojtarët e stolit, të cilët realizuan 46 pikë, pra gjysmën e asaj që shënoi në total skuadra. Fiton edhe ekipi i Oklahomës, që mundi 120-111 Clippers, një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull në Konferencën e Perëndimit. Një sfidë spektakolare, ku skuadrat luajtën hapur, me Paul George që realizoi 42 pikë në këtë ndeshje, mbështetur nga Wetsbrook me 22 pikë. Për Clippers, një ndeshje të mirë bëri Lou Williams me 35 pikë, por që mbetën për statistikë.

Nga ndeahja San Antonio – Milwaukee, 87-94

Jashtë fushe fiton skuadra e Miami, që mundi 84-74 Utah Jazz, një sukses disi i papritur, me Dion Waiters që realizoi 21 pikë për skuadrën nga Florida. Zhgënjen ekipi i San Antonio, që u mund 94-87 në fushën e tij nga Milwaukee. 20 pikë e 12 rebaund të Aldridge nuk mjaftuan për të evituar humbjen për Spurs, ndërsa për miqtë u dallua i zakonshme Antetokounmpo, me 28 pikë e 12 rebaund, më i miri në fushë. Vijon sezoni negativ i Chicago Bulls, që u mund thellë 105-87 nga Indiana. Vetëm dy fitore për Bulls janë shumë pak për Chicago, më vendet e fundit në Lindje, ndërsa për Indiana sot u dalluan Oladipo me 25 pikë e Bogdanovic me 22.

REZULTATET E SOTME

Detroit – Atlanta, 111-104

Boston – Charlotte, 90-87

Chicago – Indiana, 87-105

Oklahoma – Clippers, 120-111

San Antonio – Milwaukee, 87-94

Phoenix – Orlando, 112-128

Utah Jazz – Miami, 74-84

Portland – Brooklyn, 97-101

Më shumë nga NBA