NBA

Boston e Cleveland dominojnë në Lindje, Warriors e Spurs pretendentë në Perëndim

Boston vijon të dominojë renditjen në Konferencën e Lindjes pas fitores 111-100 ndaj Milwaukee, duke korrur suksesin e 22-të sezonal. Irving me 32 pikë ishte shënuesi më i mirë në fushë për Celtics, duke konfirmuar momentin e mirë që ai dhe skuadra e tij po kalon, mbështetur edhe nga Horford me 20 pikë. Për Milwaukee u dallua Antetokounmpo, autor i 40 pikëve, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Të njëjtin ritëm me Boston ka skuadra e Cleveland, që mundi 113-91 Chicago në fushën e këtij të fundit, suksesi i 12-të radhazi. Bulls vijon të jetë një skuadër pa lider në fushë këtë sezon, me vetëm 3 fitore, ndërsa për Cleveland u dallua treshja James-Love-Wade, që realizoi 71 pikë. Pa probleme fiton Brooklyn, që mundi 110-90 Atlantën jashtë fushe, ndeshje ku diferencën ë bënë lojtarët e stolit, që realizuan 53 pikë për miqtë.

Nga ndeshja Boston-Golden State

Skuadra e Golden State korri sot fitoren e 20-të sezonale, me kampionët që mundën 125-115 New Orleans, ndeshje spektakolare dhe me rivalitet. Holiday realizoi 34 pikë për vendasit, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Warriors u dallua Curry me 31 pikë e 11 asist, ndërsa Thompson e mbylli me 22 pikë e Durant me 19. San Antonio vijon të jetë forca e tretë në renditje në Perëndim, duke kaluar një moment të mirë në NBA. Skuadra e Spurs mundi 96-93 Detroit, ndeshje me rivalitet deri në fund, ku 7 lojtarë të ekipit teksan realizuan mbi 10 pikë (Aldridge 17 pikë e 10 rebaund). Me vështirësi fiton edhe Memphis, që mundi 95-92 Minnesota, ndeshje e hapur deri në fund, ku u dallua Marc Gasol me 21 pikë. Rikthehet te fitorja Utah Jazz, që mundi 116-69 Washington, ndeshje ku diferencën e bëri Burks me 27 pikë, ndërsa Indiana mundi 115-97 New York, falë 20 pikëve të Young.

Nga ndeshja Boston-Charlotte

REZULTATET E SOTME

Charlotte – Orlando, 104-94

Indiana – New York, 115-97

Philadelphia – Phoenix, 101-115

Atlanta – Brooklyn, 90-110

Boston – Milwaukee, 111-100

Chicago – Cleveland, 91-113

Memphis – Minnesota, 95-92

New Orleans – Golden State, 115-125

Dallas – Denver, 122-105

San Antonio – Detroit, 96-93

Utah Jazz – Washington, 116-69

Më shumë nga NBA