NBA

Boston e Houston dominojnë renditjet, fitojnë Oklahoma e Miami

Boston vazhdon të dominojë renditjen në Konferencën e Lindjes, pas fitores “in extremis” ndaj Torontos me rezultatin 95-94, një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Horford me 21 pikë ishte shënuesi më i mirë në parket, ndërkohë që mungesa e Irving ndikoi shumë te Celtics, por që në fund morën një fitore të merituar. Për kanadezët u dallua DeRozan, me 24 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Në Perëndim, dominon Houston, që mundi me lehtësi 118-95 Indiana, duke korrur fitoren e 11-të sezonale. Harden me 26 pikë e 15 asist, Gordon me 21 e Capela me 20 bënë diferencën në fushë për Rockets, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e Oladipo për vendasit.

Nga ndeshja Houston-Indiana

Fiton edhe Oklahoma, që mposhti 1112-99 Dallas, ndeshje e dominuar nga skuadra e Thunder, që korrën suksesin e 6-të sezonal. Dyshja George-Westbrook realizuan 64 pikë së bashku, në një ndeshje mjaft të bukur për vendasit. Për Mavericks u dallua Barnes me 22 pikë e 13 rebaund, por që mbetën për statistikë. Vijon moment i mirë në kampionat i Detroit, që korri fitoren e 10-të sezonale, falë triumfit 112-103 ndaj Miami. Harris me 25 pikë e Bradley me 24 u dalluan për Pistons, ndërsa për Miami u dallua Whiteside me 20 pikë e 12 rebaund, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen e shtatë në kampionat.

Më shumë nga NBA