NBA

Boston eliminon Philadelphian, sfidon Cleveland në finalet e Lindjes

Boston është skuadra e dytë finaliste e Konferencës së Lindjes, pas fitores 114-112 ndaj Philadelphia në gjysmëfinalen e pestë të play off-it, duke fituar 4-1 me ndeshje. Një takim me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra, ku të dyja ekipet e kërkuan fitoren.

Të gjithë titullarët e skuadrës së Celtics realizuan mbi 13 pikë, me Tatum që shënoi 25 pikë e Broën 24, duke i bërë të pavlefshme 54 pikët e dyshes Saric-Embiid për miqtë, që u eliminuan me kokën lart. Në finalet e play off-it në Lindje, skuadra e Boston do të përballet me Cleveland Cavaliers, ndërsa në Perëndim në finale janë kualifikuar ekipet e Houston dhe Golden State.

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia, 114-112 (4-1 me ndeshje)

Toronto – Cleveland, (0-4 me ndeshje)

Konferenca e Lindjes – Finale

Boston – Cleveland

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale

Houston – Utah Jazz, (barazim 4-1 me ndeshje)

Golden State – New Orleans, (4-1 me ndeshje)

Konferenca e Perëndimit – Finale

Houston – Golden State

Më shumë nga NBA