NBA

Boston spektakël edhe ndaj Brooklyn, Harden nuk mjafton për Houston

Tri ndeshje të luajtura mëngjesin e sotëm në NBA, ku bie në sy humbja e skuadrës së Houston, që u mund 129-113 në fushën e tij nga Toronto. Kjo është humbja e katërt në kampionat për ekipin teksan. James Harden realizoi 38 pikë e 11 asist, një lider në fushë për Rockets, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për kanadezët veçohet loja e mirë kolektive në këtë triumf të rëndësishëm. DeRozan realizoi 27 pikë, mbështetur edhe nga 5 lojtarë të tjerë që realizuan mbi 12 pikë, duke korrur fitoren e tetë në NBA.

Fiton edhe skuadra e San Antonio, që mundi 97-91 Dallas, në derbin teksan. Smith realizoi 27 pikë për Mavericks, por që mbetën për statistikë, teksa për Spurs u dallua Aldridge me 32 pikë. Në Lindje dominon skuadra e Boston, që kryeson renditjen pas triumfit 109-102 ndaj Brooklyn. Titullarët e Celtics realizuan të gjithë mbi 14 pikë, me Irving që ishte lider në parket, autor i 25 pikëve, mbështetur nga Morris me 21 pikë e 10 rebaund.

Nga ndeshja Boston-Brooklyn

Më shumë nga NBA