NBA

Boston synon kreun në Lindje, humbasin Lakers e Bulls

Boston Celtics ka fituar sot 98-95 ndaj Brooklyn në fushën e këtij të fundit, duke kërcënuar Cleveland në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes. Celtics janë në vendin e dytë, duke zhvilluar një sezon mjaft të mirë. Crowder me 24 pikë e 12 rebaund bëri diferencën në fushë për Boston, që korri fitoren e 44-t sezonale. Fiton edhe Miami, që mundi 123-105 Minnesota, duke u ngjitur në vendin e tetë, të fundit që të kualifikon për në finalet e play off-it në Lindje. Një ndeshje e mirë e Whiteside, që realizoi 23 pikë e 14 rebaund, mbështetur edhe nga Johnson me 23 pikë. New Orleans, falë 30 pikëve të Hill dhe 24 pikë e 15 rebaund të Davis, mposhtën 128-112 Houston, në një takim spektakolar. Për teksanët u dallua i zakonshmi James Harden, që realizoi 41 pikë, 14 rebaund e 11 asist, por që mbetën për statistikë.

Nga takimi San Antonio-Indiana

Humbet edhe Chicago, që u mund 112-107 nga Washington, ndeshje me rivalitet deri në fund. Beal me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë, ndërsa Wall realizoi 14 pikë e 20 asist. Tjetër humbje për Lakers, që në fushën e tyre u mundën 107-103 nga Milwaukee, duke pësuar humbjen e 49-të sezonale. Middleton me 30 pikë dhe Antetokounmpo me 26 pikë bënë diferencën në fushë për miqtë, që falë këtij triumfi qëndrojnë në zonën e play off-it në Lindje. Fiton edhe Philadelphia, që mposhti 116-74 Dallas, ndeshje e komanduar nga skuadra vendase, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Ndërsa Toronto, falë 17 pikëve të Ibaka, mundi 97-75 Detroit, duke qenë ndër ekipet pretendente për titull.

REZULTATET E SOTME

Philadelphia – Dallas, 116-74

Washington – Chicago, 112-107

Brooklyn – Boston, 95-98

Detroit – Toronto, 75-87

Miami – Minnesota, 123-105

New Orleans – Houston, 128-112

Phoenix – Orlando, 103-109

Lakers – Milwaukee, 103-107

Më shumë nga NBA