Bundesliga

“Bosz është si Hitzfeld”, Borussia ka gjetur trajnerin ideal

“Bosz është si Hitzfeld”, Borussia ka gjetur trajnerin ideal

Hans-Joachim Watzke është krejtësisht i bindur se Borussia Dortmund ka trajnerin e duhur. Peter Bosz, i marrë nga Ajax në verën që lamë pas, deri tani ka punuar shkëlqyeshëm në “Signal Iduna Park”.

“Peter më kujton ish-trajnerin tonë, Ottmar Hitzfeld. Ai është shumë i zgjuar. Ndoshta jo aq emocional sa Jürgen Klopp, por as aq diskret sa ka qenë Ottmar. Ai është shumë bindës dhe analitik”, – është shprehur numri 2 i klubit verdhezi.

Për të kuptuar sa në harmoni janë drejtori sportiv Zorc, trajneri Bosz dhe shefi ekzekutiv Watzke, mjafton të dimë si u ble Andrey Yarmolenko. Drejtuesit e BVB-së e kishin ndjekur prej kohësh ukrainasin, por holandezi jo. “Kjo tregon sa shumë besim kemi te njëri-tjetri. Peter e di se mund të mbështetet te ne dhe kjo do t’i kthehet edhe atij. Patjetër që do të kemi disa probleme këtë sezon, por trajneri sigurisht që nuk do të vihet në diskutim”.

Urojmë të jetë kështu, sepse vjet në Dortmund marrëdhënia e drejtuesve me ish-trajnerin Thomas Tuchel nuk ka qenë më e mira. Meqë Bosz qenkësh si “Gjenerali”…

Më shumë nga Bundesliga